×
  • Lajme
  • Lajme / Apel

    Nis protesta në Prishtinë në mbrojtje të grave

    Reporteri
    05 Dhjetor 2023 | 18:04
    Foto nga protesta kundër vrasjes së grave

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ka filluar protesta në mbrojtje të grave, shkruan Reporteri.net.

    Protesta nisi me sloganin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Qindra njerëz kanë marshuar edhe me slogane të tjera.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar këtë protestë gjithëpopullore, me kërkesë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.

    Protesta vjen pas vrasjes së fundit që ndodhi.

    Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

    Në mesin e tre të dyshuarve për vrasje është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Që të treve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!