Deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallën e seancave plenare ku pritet konstitutimi i tij.
Seanca ka nisur me pak vonesë dhe do të drejtohet nga deputeti më i vjetër i kësaj legjslature Avni Dehari i Vetëvendosjes.
Pritet që kryetar i Kuvendit të zgjidhjet Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.
Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si parti e parë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicionin që kanë pasur me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit.
Rrjedhimisht, të njëjtëve iu takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.
Pak orë më vonë ndërkaq pritet të thirret seanca për votimin e Qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.