Ka nisur seanca e radhës ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.
Konferenca ka filluar nga ora 11:00, porse është transmetuar 40 minuta me vonesë.
Gjykatësi ka thënë se do të diskutohet nxjerrja e materialeve, ecuria e hetimeve të prokurorit të specializuar dhe planifikimi për datën e depozitimit të dosjes paraprake.
Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicholas Giu ka thënë se i ka dhënë urdhër mbrojtjes që brenda 26 shkurtit të depozitojnë versionet e redaktuara.
Gjithashtu ai ka thënë se më 23 shkurt kam marrë vendim lidhur me nxjerrjen e paketave të dokumenteve që janë sekuestruar nga organizata e veteranëve të luftës.
“Më 19 shkurt ZPS ka nxjerrë edhe një dokument dhe ka depozituar njoftimin, më 12 shkurt ka dhënë urdhër për mos nxjerrjen e disa kontakteve të dëshmitarëve”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.