×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin dorëheqjet në AAK, largohet nënkryetarja e partisë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 10:37

    Edhe një tjetër dorëheqje ka ndodhur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haraidnaj.


    Haradinajt i është larguar “krahu i djathtë”, nënkryetarja Magbule Shkodra, e cila në këtë pozitë ishte zgjedhur më 2018.

    Në faqen zyrtare të AAK-së figuron që Shkodra përveç pozitës së nënkryetares ka qenë edhe anëtare e Kryesisë, shkruan Reporteri.net.

    Është vet Shkodra që ka njoftuar largimin nga AAK-ja përmes një postimi në Facebook, ku thotë se ka njoftuar sot Haradinajn se kja dhënë dorëheqje të parevokueshme nga partia.

    Shkodra e cila ka qenë kryetare  e forumit të grave në AAK nuk ka dhënë ndonjë arsye pse është larguar nga partia, por ka shtuar se do të angazhohet për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!

    Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia.
    Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.
    Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!”, ka shkruar Shkodra në Facebook.

    Kujtojmë se dje nga AAK dha dorëheqje edhe Rexhep Kadriu i cili ishte i angazhuar në këtë parti për 21 vite.

    Ndërsa muaj më parë dorëheqje nga AAK dhanë edhe Rasim Selmanaj dhe Xhafer Gashi, ky i fundit ka formuar Iniciativë Qytetare në Obiliq. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!