×
  • Lajme
  • Lajme

    Koalicioni NISMA-AKR tha se kaloi pragun, këta do të jenë deputetët e tyre

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:02

    Koalicioni NISMA-AKR-PD njoftoi dje se ia pa hajrin rinumërimit dhe anulimit të votave nga Serbia pasi, siç besojnë, kanë arritur të futen në Kuvend.


    Sipas njoftimit të partisë së Limajt, ata kanë arritur të jenë 30 vota mbi prag pas rinumërimit të 1408 kutive, shkruan Reporteri.net.

    Krerët e të dyja partive e kanë konfirmuar kalimin, duke thënë se tani “është vendosur rregulli në proces”.

    “Ashtu siç kemi thënë nga fillimi Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votes dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve”, ka thënë Fatmir Limaj.

    “Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit”, ka thënë më pas Behgjet Pacolli.

    E nga ky koalicion, treguan edhe kush janë gjashtë njerëzit që morën votat për të zënë 6 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit.

    Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re, nëse nuk ka ndonjë lëvizje deri në certifikim.

    Ndryshe, KQZ ka paralajmëruar një konferencë për sot, ku do të publikohen rezultatet përfundimtare, hap ky që çelë afatin për ankesa e më pas hap rrugën për certifikim të rezultateve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!