Edhe pse Fatmir Limaj ishte shprehur i bindur se partia e tij NISMA do të kalojë pragun, mirë po ashtu siç edhe pritej kështu nuk po ndodhë.
Pas numërimit të mbi 60% të votave, NISMA ka vetëm 2.56% të votave të qytetarëve, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së.
Kur kanë mbetur edhe më pak se 40% e votave për t’u numëruar, kjo parti nuk ka kurrfarë gjase që të arrijë kuotën e 5%.
Kështu NISMA përfundimisht do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, dhe punën e institucionit ligjvënës në mandatin e ri mund t’i ndjek vetëm nga televizori.
Megjithatë, NISMA mund të ngushëllohet paksa, pasi po arrinë ta mbajë bastionin e saj që ka krijuar vitet e fundit, Malishevën, ku po del parti e parë.
Ndryshe, pas më shumë se 60% të votave të numëruara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 48.07%, PDK renditet e dyta me 17.82, LDK e treta me 13.50, AAK me 7.84%. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.