×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 30 vjeçar vdes pasi i bie lisi që u rrëzua nga era e fortë në Prishtinë

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 15:47

    Një 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një lisi nga erërat e forta në Prishtinë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka konfirmuar se edhe një person tjetër është lënduar.

    “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

    Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!