×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pasi rrahu sekretarin e MTI-së, djali i vëllaut të Jakup Krasniqit del në zyrë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 11:24

    Një ditë pasi që dyshohet se u përfshi në përleshje me kolegun e tij në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit ka dalë në punë.


    Krasniqi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet në zyrën e tij. Nuk munguan as komentet përshëndetëse ndaj tij

    Krasniqi, këshilltar politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rrecin.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka raportuar gjatë ditës për rrahjen ndërmjet nipit të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dhe Sekretarit të MTI-së Burim Rrecit.

    Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka deklaruar mbrëmë për Reporteri.net se palët e përfshira në rast janë shoqëruar në stacion policor, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast sulm ndaj personit zyrtar dhe rasti shkon ne procedure te rregullt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!