Një familje në Fushë Kosovë është dëbuar nga banesa sot, pasi nuk kishte mundësi të paguante qiranë. Të paktën kështu raporton një faqe në Facebook me emrin ‘Fushë Kosova Portal’.
Sipas komenteve, ka pasur interesim të madh për ta ndihmuar, por tashmë bëhet me dije me më rastin po merret edhe Komuna, transmeton Reporteri.
‘’ Urgjente! Ju lutemi ndihmojeni! ?
Një familje në rrugën Dardania në Fushë Kosova është dëbuar nga banesa para iftarit sot, arsyeja nuk ka pas mundësi ta paguaj qiranë.
Lusim komunën, por edhe ata që kanë mundësi t`ia bëjnë një zgjidhje kësaj familje që të mos mbetet jashtë.
Ai i cili dëshiron ta ndihmoj, le të na shkruaj në mesazhe ne ja japim numrin dhe emrin e kryefamiljarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.