Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Prishtinë ka raportuar se ditë më parë është dhunuar seksualisht nga ish i dashuri i saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet nga njësitet policore.
“Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.