×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fëmijë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 22:22

    Një fëmijë i gjinisë femërore është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

    Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!