×
  • Lajme
  • Lajme

    Një foshnjë në Podujevë dërgohet pa shenja jete në emergjencë nga familjarët, policia nis hetimet

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 9:53

    Një foshnjë ka vdekur gjatë ditës së mërkurë në Podujevë.

    Policia njofton se ajo është dërguar pa shenja jete në emergjencë nga familjarët. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, por ka bërë të ditur se kanë nisur hetime për vdekjen e foshnjës.

    “Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

    Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për një foshnjë dy vjeçare./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!