×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i infektuar me COVID-19 vazhdon të jetë në gjendje kritike

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 9:31

    Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur gruaja shtatzënë e cila ishte e shtrirë në Kilinikën Infektive në QKUK.


    Pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

    Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit, shkruan Reporteri.

    Ndërkaq Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.

    Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste. Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19, 42 raste janë në gjendje stabile 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!