×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i infektuar me koronavirus ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 12:57

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po trajtohen shtatë pacientë që janë të prekur nga koronavirusi i ri.


    Infektologu Valbon Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se gjendja e pacientëve në përgjithësi është stabile. Sipas tij, vetëm një paciente është në gjendje më të rënduar.

    “Sot në klinikë me COVID-19 janë shtatë pacientë të konfirmuar, të cilët janë të shtrirë në klinikë. Gjendja e tyre shëndetësore e përgjithshme është e mirë, në përjashtim të një pacienteje e cila vazhdon të jetë në gjendje më të rënduar. Ajo është duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe po ashtu është në hemodializë të rregullt. Edhe një paciente që dje është konfirmuar pozitiv, herë pas here ka nevojë për oksigjen”, tha Krasniqi.

    Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë konfirmuar 862 raste me koronavirus, ku 622 janë shëruar, ndërkaq, 28 pacientë kanë vdekur.

    Rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit pubik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!