Një liqen i është shtuar Republikës së Kosovës.
Bëhet fjalë për liqenin e Jezerit i cili gjendet në Kaçanik, konkretisht mes fshatit Strazhë dhe Ivajë.
Sipas shpjegimeve të banorëve, ky liqe natyral krijohet prej të reshurave dhe borës dhe nga një burim i vogël që buron aty rrëzë malit por ky burim nuk ka mundësi ta mbush luginën me ujë të bollshëm prandaj prej muajit maj fillon të thahet deri në tërësi.
Kujtojmë se Kosova po përballet me thatësi të madhe, ku për pasojë niveli i ujit ka rënë dukshëm në liqene.
As liqeni i Batllavës e as ai i Badovcit nuk e kanë më pamjen e bukur që e kanë pasë, e kjo si pasojë e mungesës së të reshururave.
Më poshtë, disa foto të realizuara nga Visar Loku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.