×
  • Lajme
  • Lajme

    Një lis nga era e fortë u rrëzua edhe te Muzeu, fatmirësisht askush nuk u rrezikua

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 16:22

    Përveç në Pejton, erërat e forta kanë rrëzuar një dru edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë.

    Sipas informatave të deritanishme nga rrëzimi i këtij druri, fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

    Pamjet nga ky incident i ka publikuar gazetari i RTK-së, Xhymret Veliu, duke thënë se në kohën kur u rrëzua lisi nuk ka pasur asnjë kalimtar aty afër.

    “Isha dëshmitar kur u rrëzua ky lis përballë muzeut në Prishtinë, fatmirësisht nuk pati kalimtar në atë moment, por lisi kish qenë tërësisht pa rrënjë, ia kishin betonuar rrënjët”, ka shkruar Veliu.

    Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!