Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është parë sot në Pejë.
Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar në redaksinë tonë një video, teksa kjo maune shihet duke lëvizur nëpër rrugët e Pejës.
Ndërkohë, nuk dihet se nga ka hyrë kjo maune në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kohës ku është incizuar kjo lëvizje, aty afër nuk janë parë vetura të policisë.
Një akt i tillë nga qytetarët mund të konsiderohet si provokim i hapur teksa dihet qëndrimi i shtetit rus karshi Kosovës, si dhe përkrahja që ky shtet i jep vazhdimisht Serbisë në fushatën kundër Kosovës.
https://www.facebook.com/lajminet/videos/640165843493057/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.