×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj i qeverisë Kurti, lideri i opozitës Veseli ia numëron dështimet

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:17

    Një muaj nga formimi i qeverisë së re ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe opozita ka nisur një sërë kritikash. Prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme.


    Lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, i Kadri Veseli ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën.

    Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

    “Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.

    Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

    Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta.

    Kërcënim dhe dobësim të mardhënieve me SHBA-të.

    Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.

    Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire” ka shkruar Veseli.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1524967284345139?__xts__%5B0%5D=68.ARC81gnstTGieKH-4de04qy8JTwZPqNIps6I0_oKJg96mHTsFhEMvOFoE8hQIHf7-2SVJVAN4HHKhJY8XcaKga8aoR-zyq6BAzrmGj1uEH5Zz97UzNGh4LhEH7XB-G4kYal5Iz9rBBY1sV6HvGUopg0oKwdgffSvoxlw8MWRZYCy4bt_-k5BNIjuK2czXSRuua4JA-_ra5PLG13FEL9glDBYB37Q5VpEGPdtCsJ8UzAzD0-EpayIWsNMasLfGVZ9Rsfwv1WNTqsEzHV3z2uIwVQ3P8uC5zgXddicNLEbcSowM3C5zcXE_Ib3dn8AT6imz2EzxTHbnYXY14IPU-HSVQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!