Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, Skender dhe Albion Tashollit, të dyshuar për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shtytje në vetëvrasje. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit lihen në liri, mund të ndikojnë tek dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ditën e djeshme, gazeta online Reporteri.net raportoi se Skender dhe Albion Tasholli, janë babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së në Lipjan, Albiona Tasholli.
@reporterimedia Ngjarja tronditëse në Lipjan: Dy të arrestuarit për fajde dyshohet se e shtynë në vetëvrasje 37-vjeçarin #Lipjan #kosovatiktok🇽🇰🇦🇱❤️ #kosove #lajmifundit #lajmeshqip #lajmetefundit #foruyou #fyppppppppppppppppppppppp #policiaekosoves #kosovopolice #lumirabdixhiku #ldk #prishtina #viral #lajme #reporteri ♬ original sound – Reporteri.net
Skender dhe Albion Tasholli dyshohet se shtyn drejt vetëvrasjes një 37-vjeçari nga Lipjani, e i cili u gjet pa shenja jete në Graçanicë.
Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se 37-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale pas problemeve që kishte me dy të dyshuarit Tasholli, e që motivi dyshohet të lidhet me fajde.
Po ashtu Policia është në kërkim edhe të një personi të tretë, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast.
“Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë, ditën e djeshme reagoi edhe Albiona Tasholli përmes një postimi të bërë në Facebook, ku u shpreh se e bindur se babai i saj dhe vëllai janë të pafajshëm.
“Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë. “Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë!” Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm”, ka shkruar ajo në Facebook./Reporteri.net/