×
  • Lajme
  • Lajme / Masa e sigurisë

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Prishtinë

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 14:07
    Fotografi ilustruese

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.S., i cili dyshohet për tri vepra penale, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se Sh.S., dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    Sh.S. po shijonte lirinë nga arratia që nga 4 marsi, kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë dhe i njjëti u ndalua nga organet e rendit dy ditë më parë.

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, andaj nëse i pandehuri SH.S lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij duke pasur parasysh se i njëjti prej ditës kritike me datë 04.03.2024 kur kishte ndodhur rasti për të cilin akuzohet, kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit-ndalimit të tij me datë 03.06.2024, pra gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore i njëjti kishte ikur dhe nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve të drejtësisë, po ashtu gjykata vlerësoj se nëse pandehuri SH.S do të jetë në liri, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët e kësajçështje  penale”, njofton Gjykata.

    Prokuroria nis hetimet për plagosjen në Prishtinë, fton qytetarët të bashkëpunojnë për zbardhjen e rastit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!