×
  • Lajme
  • Lajme

    Një nënë nga Prishtina shkon ta marrë fëmijën në shkollë, dy sirianë ia vjedhin telefonin nga xhepi

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 23:06

    Sot pasdite në shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë, një nënë që kishte shkuar në shkollë për ta marrë fëmijën e saj, ia kanë vjedhur telefonin celular.


    Ky rast i vjedhjes është bërë i ditur nga një qytetar në faqen Network Prishtina, ku ju bëhet thirrje qytetarëve t’i ruajnë gjërat e tyre me vlerë, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtij komenti, është lajmëruar nëna e cila ka qenë cak i vjedhjes.

    Ajo ka treguar se telefonin e ka pasur në xhep të jaknes, por dy grabitës që sipas saj janë sirianë e kanë shfrytëzuar tollovinë e madhe kur janë lëshuar nxënësit dhe ka arritur t’ia vjedh.

    Kjo nënë që ka qenë cak i hajnave, thotë se e ka gjetur telefonin në stacionin policor, ku tregon se një qytetar i moshës 20-vjeçare i kishte ndjekur sirianët dhe ia ka marrë telefonin.

    Ajo thotë se grabitësit janë arrestuar nga policia e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!