Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Mitrovicë 28.02.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.