Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se e ka refuzuar takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili tha se nuk ka nevojë për një tryezë politike me një Qeveri që i ka ditët e numëruara.
Sipas Hotit ky takim nuk shërben për asgjë sepse Kurti nuk është i gatshëm të punojë me të tjerët, shkruan Reporteri.net
Hoti ka folur edhe për masat e marra nga Qeveria, duke thënë se Kurti gjithçka kishte vendosur krye në vete.
“Masat per kufizim te levizjes jane marre pa u konsultuar me askend. Sa une isha ne qeveri, personalisht i pata kerkuar te mos e nenshkruante ate vendim, sepse kishim dyshime per shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese, ky ndermori masa ne kundershtim me ate aktgjykim si dhe masa per mbeshtetje per biznese prape pa konsultim me askënd”, ka shtuar ai.
Ish-Zëvendëskryeministri i Parë ka thënë se duhet një qeveri që bashkëpunon me të gjithë për të tejkaluar sfidat ekonomike pas pandemisë.
“Prandaj, duhet te themelohet sa me pare nje Qeveri e re qe nuk e shkel kushtetuten, qe eshte profesionale, komunikuese me te gjithe, me mentalitet demokratik, qe nderton konsensus shoqeror, qe bashkepunon me bizneset, akademine, shoqerine civile dhe ne vecanti me miqte nderkombetare, per te tejkaluar krizen me pandemine dhe per te rimekembur ekonominë”, ka shkruar Hoti.