×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ushtar i cili kishte shërbyer në Kosovë, gjendet i vdekur në mënyrë misterioze në Belgjikë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 16:45

    Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës mund të jetë i një ushtari që dyshohet për pikëpamje të ekstremit të djathtë i cili u zhduk pasi vodhi armët nga një bazë ushtarake dhe kërcënoi figurat publike, thanë prokurorët, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, transmeton France 24.

    “Sipas elementëve të parë të hetimit, është Jurgen Conings”, tha Prokuroria në një deklaratë.

    “Shkaku i vdekjes ka të ngjarë, sipas gjetjeve fillestare, t’i atribuohet vetëvrasjes me armë zjarri”, shtohet në deklaratë, megjithëse kjo mbetet për t’u konfirmuar.

    Qindra policë dhe një personel i ushtrisë u vunë që muajin e kaluar në kërkimin e Conings, 46 vjeç, pasi automjeti i tij i braktisur u gjet në zonën afër kufirit hollandez me katër raketahedhës brenda.

    Conings, i cili thuhet se shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan, besohej se ishte i armatosur dhe i rrezikshëm pasi ai dyshohej për vjedhje armësh nga një bazë ushtarake ku ai punonte si instruktor, transmeton Gazeta Express.

    Zbulimi u raportua për herë të parë pasi një kryebashkiak i qytetit të dielën. Ai tha se e kishte gjetur trupin gjatë një udhëtimi me biçikletë në një pyll afër vendit ku u gjet makina e Conings muajin e kaluar.

    “Gjatë turit tim me biçikletë malore këtë mëngjes, në një pjesë ku pak njerëz vijnë, unë ndjeva një erë të fortë kufome”, tha Johan Tollenaere për VRT news.

    “Unë menjëherë mendova për Jurgen Conings dhe e njoftova policinë. Ata e gjetën trupin”, tha ai.

    Midis njerëzve që Conings e kishte kërcënuar është Marc Van Ranst, një virolog që është bërë shënjestër e teoricienëve të konspiracionit, skeptikëve të koronavirusit dhe ekstremit të djathtë flaman në Belgjikë gjatë krizës së pandemisë.

    Më vonë u zbulua se Conings ishte në një listë vëzhgimi për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë dhe kishte qasje në armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!