Një nga 11 të infektuarit sonte me koronavirus është zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo është konfirmuar nga vet Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi.
“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.
Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.
Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar për KOHA-n, se zyrtari i infektuar është nga Divizioni i Financave.
Deri sot në vend janë infektuar 895 persona nga coronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.