×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Njësia Speciale aksion në ndërmarrjen ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë, arrestohet një person

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 9:48

    Mëngjesin e sotëm njësitet speciale të Policisë zbarkuan në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhëri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga.

    Kallxo.com raporton se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor.

    Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim.

    Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin edhe disa hetues policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!