×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia Speciale ndërhyn në një lokal ku po festohej 13 vjetori i pavarësisë, ka të alivanosur

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 22:48

    Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në afërsi të një lokali nate në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku shumë njerëz ishin mbledhur për të festuar 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


    Reporteri.net ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku shihen makinat e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

    Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, a pasur ndonjë incident apo policia ka ndërhyrë për zbatuar masat anti-Covid.

    Aty është parë edhe një makinë e autoambulanës. Një burim i ka thënë Reporteri.net se një person është alivanosur gjatë kësaj kohe.

    Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë sqarime se çfarë ka ndodhur.

    Videot nga vendi i ngjarjes:


    Video 2, ambulanca shihet në vendin e ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!