Tani për tani Perëndimi nuk po kërkon njohje të drejtëpërdrejtë sepse e kanë të qartë se deri aty nuk mund të shkohet, ka thënë kryesuesi i komisionit të ashtuquajtur për Kosovën në Parlmanetin e Serbisë, Milovan Dreçun, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Vizitën e dy këshilltarëve për politikë të jashtme dhe të sigurisë së kancelarit federal gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Dreçun e beson të ketë qenë në “luajtjen e një zgjidhje sipas modelit të dy Gjermanive”.
“Kështu, Perëndimi mund të kundërshtojë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe t’i thotë se nuk ka precedent të Kosovës, dhe se kjo çështje është mbyllur”, ka thënë Dreçun për të përditshmen Beogradase “Novosti”.
“Beogradit mund t’i ofrohet një version i shkurtuar i Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, një që i referohet vetëm katër komunave në veri, mbrojtje e Kishës Ortodokse Serbe dhe mbase përshpejtim në itnegrimet evropiane”, ka thënë Millovan Dreçun.
Edhe i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se në lidhje me “armaturën e re” të propozuar nga dy top këshilltarët evropianë, Perëndimi do sa më shpejt të mbyll çështjen Kosovë-Serbi.
Përveç kësaj, Petkoviç thotë se Perëndimi dëshiron ta mbyllë këtë çështje “që ajo të shihet nga pikëpamja e tyre”.
“Ata nuk nuk mund të lejojnë konflikte dhe trazira të reja në tokë evropiane. Presidenti Vuçiç vazhdimisht ka paralajmëruar dhe e ka thënë këtë. Ata duan të përgënjeshtrojnë argumentetet e përdorura nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Outin, kur flet për precedanin e Kosovës, për njohjen e shteteve perëndimore, në mënyrë që të justifikojë veprimet e tij në Ukrainë”.
“Për këtë arsye Presidenti Vuçiç thotë se Serbia është dëm kolateral i konflikeve të të mëdhenjve dhe të fuqishmëve. Aq më shumë që flitet për Kosovën në kontekstin e luftës në Ukrainë, aq më keq për neve”, tha Petkoviç.
Situatën me Kosovën, Petkoviç e quajit “në asnjë mënyrë të lehtë” derisa tha se afati kohor për konvertimin e targave në RKS më 31 tetor po afrohet./Reporteri.net/.