Nuk iu shkoi gjatë, Policia gjen personat që gjuanin me gurë veturat në rrugën “C”

Nga disa media është raportuar se disa fëmijë dje i kanë gjuajtur me gurë disa vetura të cilat ishin në lëvizje.


Rasti ka ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë.

Reklamë

Lidhur me këtë është deklaruar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se policia i ka identifikuar tetë persona disa prej tyre të mitur.

Ahmeti tha se nuk është paraqitur ndonjë ankesë rreth dëmeve pronësore.

“Si rrjedhojë e trajtimit preliminar që u është bërë rrethanave të ngjarjes rruga “C” në Prishtinë ka rezultuar të jetë vendi ku ka ndodhur ngjarja, përderisa janë identifikuar tetë persona të moshës së mitur (disa prej tyre fëmijë )”.

“Nga veprimet e ndërmarra në përputhje me kodin për të mitur, policia ka evidentuar elementet që kanë karakterizuar sjelljen e të sipër cekurve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka vijuar më tej”.

“Deri më tani në stacionet policore nuk ka të paraqitur ndonjë ankues për dëmtim prone apo të ngjashme e që ndërlidhet me rastin në fjalë, porse në çfarëdo rrethane nëse dikush konsideron veten si viktimë e sjelljeve të tilla mund të paraqitet në stacionin policor”.