David Loyn, ish-korrespodent i BBC-së gjatë luftës në Kosovës, ka treguar disa gjëra interesante nga ajo kohë.
Loyn ka rrëfyer bisedën me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Loyn thotë se Rugova nuk ka dashur të diskutonte shumë për UÇK-në.
“Për grupin që e përmendni ju jam duke bërë hulumtime se kush janë ata, nëse ekzistojnë apo është lojë serbe. Gjenerator kryesor i dhunës në Kosovë është Serbia” – ishte përgjigjur Rugova, sipas Lyon në emosionin “Kallxo Përnime”.
“Një gjë e jashtëzakonshme këtu është fakti se ai (Rugova) qartazi nuk dëshironte të fliste fare për UÇK-në. Dhe kishte një qasje të tipit ‘Nuk jam shumë i sigurt se kush janë këta njerëz’. Kjo vetëm dëshmonte shkarjen dhe faktin se kjo nuk ishte luftë e përbashkët”, ka deklaruar Lyon.
Korrespondenti nga BBC thotë se ishte i ‘goditur’ nga çmenduria që forcat serbe në krye me Slobodan Millosheviq po përpiqeshin të bënin në Kosovë.“… dukej se po provokonte reagimin i cili në fakt erdhi një vit më vonë”, thotë Loyn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.