×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u mbijeton plagëve: Vdes personi që u aksidentua para katër ditësh në Prishtinë

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 9:51

    Një person ka vdekur në QKUK pas aksidentit që kishte pasur tre ditë më parë.


    Rasti kishte ndodhur në Rrugën “B” në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se viktima është raportuar gjatë ditës së djeshme se ka ndërruar jetë, teksa ai kishte qenë në QKUK që nga 7 tetori.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit numri i aksidenteve në Kosovë është shtuar. Vetëm gjatë javës së kaluar pesë persona kanë vdekur në tri aksidente të ndryshme, ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua për dy të vdekur në dy aksidente të ndara. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!