×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër i madh i zjarreve, Policia apelon për kujdes te qytetarët

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 12:05

    Pas rasteve të shumta të zjarreve në Kosovë, Policia ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar.


    Për shkak të kushteve klimatike dhe thatësisë së bimëve, zjarret po përhapën lehtë.

    “Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë”.

    Policia ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj atyre që ndezin zjarre.

    “ Zjarrvënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!