×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen 100% të votave: VV e para, Nisma-AKR jashtë Kuvendit

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 15:39

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e të gjitha vendvotimeve.


    Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë publikuar rezultatet e 2 mijë e 547 vendvotimeve apo 100 për qind të votave.

    Sipas këtyre rezultateve është Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind.

    E dyta renditet LDK-ja me 197 mijë e 702 vota apo 24.84 për qind, shkruan Reporteri.net.

    E treta PDK-ja me 169 mijë e 211 vota apo 21.25 për qind.

    Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i mbledh vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.

    Kurse koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun pasi që ka mbledhur veç 39 mijë e 495 vota apo 4,96 për qind.

    Kujtojmë se në këto numërime nuk hyjnë votat me kush, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!