Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po numërohen votat e diasporës. Deri në këto momente janë numëruar mbi 15 përqind e këtyre votave, apo 1708 vota.
Nga rezultatet e deritashme, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 653 vota, gjë që ishte thënë nga të gjithë njohësit se pritej, shkruan Reporteri.net.
Pas saj vije PDK-ja me 351 vota, gjë që konsiderohen befasi, pasi dihet se në rezultatin e plotë kjo parti del pas LDK-së me mjaft shumë vota më pak.
LDK-ja, ndërkaq, radhitet parti e tretë nga diaspora me 330 vota.
Befasi mund të konsiderohen edhe AAK-PSD dhe NISMA-AKR pasi, ndonëse u tha se nuk do të mund të arrijnë të marrin vota nga mërgata, ata nga 1708 vota kanë marrë 204, respektivisht 147.
Ndryshe, janë rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës, të cilat pritet të numërohen brenda ditës së sotme./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.