Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është drejt përfundimit të procesimit të të dhënave për zgjedhjet e 6 tetorit.
Në web faqen e KQZ-së deri tani figuron se janë numëruar 99.10 për qind të votave.
Koalicioni Nisma-AKR-PD është duke iu afruar pragut zgjedhor prej 5%, ani pse me ritëm jo të mirë, shkruan Reporteri.net.
Ky koalicion ka arritur në 38959 vota, apo 4.93 për qind të votave të numëruara.
Ndërkohë, përqindjet tek partitë e mëdha nuk po ndryshojnë, dhe dallimi mbetet tek 6 mijë vota.
Ndryshe, vlen të theksohet se disa parti kanë kërkuar rinumërim të votave, pasi besojnë se ka pasur parregullsi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.