×
  • Lajme
  • Lajme

    Nurellari: Kurti ka retorikë populiste, pres të shfryhet si tullumbace

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 13:41

    Adri Nurellari, në një intervistë për një media shqiptare, thotë se Albin Kurti erdhi në pushtet përmes populizmit dhe pret që të shfryhet si tullumbace.


    “Një nga faktorët është mungesa e mirëfilltë e fushatës kundër zotit Kurti përvec PDK-së, ndërkohë që zoti Kurti ka shumë mëkatë të së kaluarës. Zoti Kurti ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës, nuk i ka njohur simbolet për një kohë të gjallë.  E ka mashtruar opinionin public duke thënë se është i kapur shteti kur del fitimtar, i bie që ose ai e ka kapur shtetin dhe e ka çuar demokracinë në funksion të vet, e ka mbushur opinionin public me maraz e me mllef, duke thënë që historia e Kosovës fillon sot, duke treguar mosmirënjohje dhe indiferencë ndaj të gjithë atyre brezave të kaluar”, ka thënë Nurellari.

    Ai ka thënë se Kurti është i pabesueshëm sepse ka ndryshuar shumë. Thotë se ka retorikë populiste dhe është mashtrues.

    “Zoti Kurti është i pabesueshëm sepse ka ndryshuar, ka qenë kundër kravatave por e vendosë sot. Mosnjohja e institucioneve, ju duket pak? Mashtrimi i kapjes së shtetit, Kosova dha leksione të demokracisë për gjithë rajonin, ju duket pak kjo? Ju duket pak që sistematikisht kundërshtarët i ka sulmuar me dhunë, me molotov, duke gjuajtur vezë, duke shfryrë gomat e makinave, i ka terrorizuar të gjithë njerëzit që mendojnë ndryshe. Historia e njerëzimit është e mbushur me raste të tilla. Bolshevikët kanë ardhë në pushtet me metoda të tilla. Si ka ardhë Syriza, duke djegur Athinën.  I ka quajtur të tjerët tradhtarë pse u morën me dialogun dhe premtoi bashkimin kombëtar, kur u bë vet kryeministër edhe atë pak bashkëpunim që kishim, e pengoi. Për dy muaj e ka mbyllur kufirin me Republikën e Shqipërisë dhe hapi kufirin me Serbinë. Kanë ardhur qindra zyrtarë që shiteshin mjek por nuk e dimë cka ishin. Ai dorëzoi sovranitetin e Kosovës në këto territore”, ka thënë Nurellari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!