Ndihmëssekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, ka njoftuar sot se në takimin që ka pasur me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg, ka folur edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Reporteri.net.
Ai tha se temë bisede ishte edhe mbështetja për Ukrainën dhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve të tyre.
“U takova me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë sot për të riafirmuar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe, bashkëpunimin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe përkushtimin tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar O’Brien.
Met with Austrian Foreign Minister @A_Schallenberg in Vienna today to reaffirm our strong bilateral relationship, our cooperation to support Ukraine and our commitment to the European integration of Western Balkan countries. pic.twitter.com/4AFSoWoRJ9
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) July 24, 2024