×
  • Lajme
  • Lajme / Mbështetja amerikane

    O’Brien për takimin me Osmanin: Folëm për nevojën urgjente për riangazhim në dialog, jemi krenarë që e mbështesim Kosovën

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 8:21

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur  me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë SHBA është krenare për mbështetjen për Kosovën.

    O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

    “E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien.

    Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-të është gurthemel për stabilitetin.

    Blinken, në fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

    “Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij.

    Presidenca e Kosovës ka publikuar këtë pjesë të fjalimit. /Reporteri.net/

    Blinken: Osmani ka qenë vendimtare për lansimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!