Disa nga deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën ku po diskutohet me Programin e Qeverisë, pasi që sipas tyre debati nuk ka efekt pa praninë e kryeministrit Albin Kurti.
Arben Gashi i LDK-së tha se do të kthehen në seancën nëse kryeministri paraqitet në sallë.
“Ne s’po kemi me kënd me debatua nëse ai kthehet ne sallë ne do te kthehemi nëse ai nuk është këtu ne po vazhdojmë në zyrat e tona”.
Besnik Tahiri në emër të AAK-së tha se nuk ka pse të vazhdohet të diskutimi.
“Nuk ja vlen te vazhdohet ky debat në këtë formë pasi që po mungojnë shumica e deputetëve dhe ministrave”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.