Në Prishtinë është duke u mbajtur marsh solidarizues me popullin palestinez.
Disa qytetarë kanë dalur për të marshuar me pankarata “Free Palsestine”, “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” e pankarta të tjera të ngjashme.
Aty janë dëgjuar edhe thirrje: “Poshtë fashizmi i shtetit izraelit”, shkruan Reporteri.net.
Një nga organizatorët e marshit tha se po kundërshtojnë dhunën e vazhdueshme ndaj popullit palestinez nga shteti izraelit.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të krimeve të Izraelit mbi popullin palestinez. Kjo dhunë po tenton të arrihet ndryshimi demografik. Fashizmi izraelit po vazhdon spastrim etnik shtëpi për shtëpi e lagje për lagje duke i larguar palestinezët e duke i zëvendësuar ata me hebrenj. Ne Jemi këtu për të thënë se feja po keqpërdoret nga shteti fashisti i izraelitit. Izraeli i sotëm është fashizmi i dikurshëm, andaj ne kemi për detyrim ta kundështojmë”, u shpreh ai.
Në marsh janë parë edhe deputetë e pjesëtarë të shoqërisë civile. /Reporteri.net