×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Osmani: Adem Mikullovci, nuk do pushojmë së punuari që këtë vend ta bëjmë siç deshte ti

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 9:43

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Adem Mikullovci, me të cilin thotë se kishte pasur në plan të takohej gjatë kësaj jave.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se skena teatrore humbi njeriun e madh, i cili jetën e tij prej aktori nuk e ndante nga angazhimi qytetar, duke qenë delegat i përbërjes së Deklaratës së 2 korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut e edhe si deputet i Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj, sot vendi mbeti pa aktorin e politikanin e shquar, mbeti pa një zë kritik i cili iku me dëshirën për një Kosovë më të mirë.

    “Mjeshtër, një është e sigurt; që ti do të mbetesh shenjë e kohës dhe që ne nuk do të pushojmë së punuari që këtë vend ta bëjmë siç deshte ti! Sipari i Teatrit për TY u mbyll për prezencën fizike, porse jo për veprat që le pas!”, shkroi ajo në Facebook.

    Adem Mikullovci vdiq sot në orën 00:20, menjëherë pas mesnatës.

    Ky është postim i plotë i Osmanit:

    Sot me dhembje të thellë e mësova lajmin për ikjen nga kjo botë të klasikut të teatrit, mjeshtrit të skenës e ish-deputetit Adem Mikullovci.

    Skena teatrore humbi njeriun e madh, i cili jetën e tij prej aktori nuk e ndante nga angazhimi qytetar, duke qenë delegat i përbërjes së Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut për ta përmbyllur angazhimin e tij politik në mandatin e kaluar si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Guximin e skenës teatrore e manifestoi në cilësinë e delegatit/deputetit, duke u bërë personifikim i njeriut kauza e të cilit është interesi qytetar.

    Aktroi për publikun, siç edhe foli për mbrojtjen e interesit të tij!

    Një takim përgjatë kësaj jave, ashtu siç ishim dakorduar, na mbeti peng Adem Mikullovci. Për pak nuk e bëmë përshëndetjen e fundit, sepse ti e mbylle perden!

    Sot, vendi mbeti pa aktorin e politikanin e shquar, mbeti pa një zë kritik, i cili iku me dëshirën për një Kosovë më të mirë.

    Mjeshtër, një është e sigurt; që ti do të mbetesh shenjë e kohës dhe që ne nuk do të pushojmë së punuari që këtë vend ta bëjmë siç deshte ti!

    Sipari i Teatrit për TY u mbyll për prezencën fizike, porse jo për veprat që le pas!

    Familjes e komunitetit artistik, ngushëllime!

    Prehu në paqe Adem Mikullovci!

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1796592247169698/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAgSRQCwVyo3T0y0xYjdG_edVBonPmOBSTWi1y_wpg8ohiCF-Ht0aeZBD43J-guGy6ggN1AuAJp9G-qXVF7WwIATaCi_1Gsf_M1MV6Js1HMjXb6rENXT2Q2jmdF3Q1QH-lYyq5v7-Ca9HiKuuL8vHcj2E4DmEDTQFvHXUpNgBPeiBKb_Fc_asauyLxjSoQKLaaJzl08XSc4mUbPUIKWbHHtli9cucgNfNT_QTwcRBLW6YTlLJf1qsWYz8ZiuiktK8KLAjzrQ1-h4am4PwyR7CwzAE2HxbfBu_BDASAFcsAQvkhlbN-lENrcXYT99ThR1AMclTagPij_MEhNWipNH5f27hb5wpDwLB5ZxvadJMCzsWX4nDq2y14&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!