×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani foli rreth padisë për gjenocid, vjen reagimi nga Serbia

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 7:02

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media që pati dje bashkë me me homologun slloven, Borut Pahor ka folur për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.


    Ajo u shprehë se ka dakordim të plotë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për këtë çështje.

    Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Qeveria e Serbisë.

    I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovç ka komentuar deklaratat e liderëve të Kosovës për gjenocid ndaj Serisë.

    Ai tha se Kosova nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta bërë këtë.

    “Vjosa Osmani ose nuk dëshiron dialog dhe përmend kinse Prishtina janë të gatshëm për bisedime për të shmangur paketet e bashkësisë ndërkombëtare ose është plotësisht e paaftë për të kuptuar konceptin e politikës paqësore. është plotësisht e qartë që Prishtina nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta paditur Serbinë për gjenocid”, u shprehë ai, duke thënë se kjo është një përpjekje e mjerueshëm e Kosovës për të hequr vëmendjen nga proceset gjyqësore në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!