×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kërkon nga Sllovenia ndihmë për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 11:39

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Sllovenisë ndihmën e saj për liberalizimin e vizave.

    Në takimin me presidentin Pahor, Osmani ka kërkuar përkrahjen sllovene në procesin e liberalizimit.

    Presidenti Pahor i ka garantuar Osmanit që do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë në këtë proces.

    “Liberalizimi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin evropian. Presidenti Pahor na dha mbështetje të fuqishme. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ne kemi qenë gjithmonë palë konstruktive në këtë temë. Në këtë proces, njohja reciproke është ajo që duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Shpresojmë që BE të jetë e qartë në raport me Serbinë që të ndërprejë retorikën kërcënuese ndaj Kosovës dhe shteteve tjera. Rritja e ndikimit rus poashtu po dëmton Ballkanin. Ne kemi nevojë për përkrahjen e Sllovenisë dhe presidentit Pahor që është i aktivizuar në politikë që 32 vite. Ky e din mirë se çka ndodhë në rajonin tonë nëse nuk ndërhyhet me kohë” ka thënë Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!