×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kosova është e përkushtuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 13:27

    Presidentja Osmani mori pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit.

    Me ftesë të Presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, në të cilën ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në komunikatën për media.

    Presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm dhe në funksion të mbrojtjes së atyre që rrezikohen nga grupe e dhunshme ekstremiste dhe organizata terroriste.

    “Në këtë Konferencë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin”, thuhet në komunikatë.

    Sipas Presidentes Osmani, në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet qëndruar bashkërisht.

    “Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërive tona”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke shtuar se vendosmëria dhe këmbëngulja janë rruga jonë përpara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!