Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, në Budapest, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë, shkruan Reporteri.net.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë. 🇽🇰🇭🇺”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net