×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në SHBA

    Osmani nderohet në Teksas, një qytet atje e bën festë pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 16:17

    Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës. Kështu ka njoftuar Presidenca në një njoftim në Facebook.

    Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas e ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.

    “Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës”, njofton Presidenca.
    Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!