×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 20:27

    U.D, e presidentit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës.


    Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.

    Ajo tha se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe.

    “Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë”.

    “32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, u shpreh Osmani

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!