×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Sofje, takohet me Mbretin e Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 13:31

    Presidentja Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili po mbahet në Sofje.

    Në kuadër të këtij samiti, ajo është takuar sot me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me ftesë të të cilëve po qëndron atje.

    “Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Presidentja Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!