Presidentja Vjosa Osmani do të marrë nesër pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historic, Ibrahim Rugovës, në Podujevë, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ceremonia do të mbahet në orën 13:00.
Përurimi i shtatores do të bëhet në 34 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Kjo shtatore është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës dhe do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.
“Me vendosjen e kësaj shtatore ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.