Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Kanada, është takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Pas këtij takimi, Osmani është shprehur e lumtur dhe ka bërë të ditur se e ka falënderuar Trudeaun për mbështetjen që Kandaja po i jep Kosovës.
“Jam shumë e lumtur që takova kryeministrin Justin Trudeau.E falënderova për mbështetjen historike të Kanadasë ndaj Kosovës dhe shpreha gatishmërinë tonë për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimi, bazuar në vlerat e përbashkëta”, ka shkruar ajo në Twitter, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Jemi të bekuar që mund të mbështetemi te Kanadaja në përpjekjet tona për të forcuar pozitën e Kosovës ndërkombëtarisht”, ka shtuar ajo.
So delighted to meet PM @JustinTrudeau.
Thanked him for ??’s historical support to ?? and expressed our readiness to open new chapters of coop. based on shared values.
We’re blessed that we can count on ?? in our efforts to strengthen ??’s standing internationally. pic.twitter.com/sxhYbCyVPb
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 24, 2021
Osmani ka pranuar falënderim nga kryeministri kanadez për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax dhe për nderimin me medalje të forcave kanadeze në kuadër të KFOR-it, për shërbimin e tyre 20-vjeçar.
Ajo çka është diskutuar mes dy liderëve është edhe angazhimi i Kanadasë që të përkrah vendin tonë në integrimin e plotë Euro-Atlantik.
“Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit kanadez.
Takimi më pas ka vazhduar për tema të mëdha si ndryshimet klimatike, mbrojtja e ambientit, fuqizimi i gruas, respektimi i dallimeve, ligjshmëria dhe demokracia.
“Presidentja Osmani-Sadriu gjithashtu diskutoi për reformat e brendshme në Kosovë, duke nënvizuar nismat anti-korrupsion dhe rritjen ekonomike si prioritet kryesore të saj”, thuhet më tej, teksa potencohet që janë pajtuar në parim që të shohin mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. /Reporteri.net/